28 Mars 2024

Dick Marty: Kosova meriton të udhëhiqet nga njerëz të pastër

Bernë, 30 korrik - Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, në lidhje me dyshimet për krime lufte të kryera ose të urdhëruara nga komandantë të UÇK-së, Dick Marty tha se deklarata e Uilliamsonit ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

“Jo shumë kanë pritur rezultate kaq pozitive. Ambasadori Ëilliamson flet për krime kundër njerëzimit. Ai e di se ç’domethënie kanë këto fjalë. Kjo që ka ndodhur sot është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Dëshmitarët nuk kanë besim në drejtësinë kosovare dhe as në gjyqësinë ndërkombëtare. Për këtë ekzistojnë arsye. Në disa procese dëshmitarët janë vrarë, zhdukur, kërcënuar. Edhe sot për dëshmitarët është vështirë të dëshmojnë”, ka thënë Marty për radion zvicerane SRF.

Ai shtoi se sa i përket akuzave për trafik organesh, edhe nëse ka patur kanë qenë raste tejet të izoluara.

“Unë kurrë nuk e kam vënë në fokus tregtinë me organe. Kam folur për pak raste. Uilliamson arrin në përfundimin e njëjtë”, ka thënë ai.

Dick Marty është shprehur në fund se hetimet duhet të çohen deri në fund dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëhiqen nga liderë të pastër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)