25 Prill 2024

Rusia ndihmon Irakun me pajisje ushtarake

Bagdad, 30 korrik - Përgjegjësi i ministrisë irakiane të mbrojtjes njoftoi se Rusia ka ndihmuar Bagdadin me pajisje ushtarake.

Kanali televiziv Al Alam thotë se së shpejti të gjitha pajisjet dhe armatimet e dhëna prej Rusisë do të arrijnë në Irak.

Kanali satelitor Irakia thotë se përgjegjësi i ministrisë së mbrojtjes së Irakut në takim me Vladimir Putin presidentin e Rusisë diskutoi mbi kushtet aktuale në të cilat ndodhet Iraku.

Më herët Rusia me kërkesë të Irakut i ka dërguar ushtrisë irakiane avionë të tipit Sukhoi-25 të cilët ushtria irakiane i përdor kundër terroristëve të DAISH dhe terroristëve të grupeve të tjera në provincat Selahudin dhe Ninva. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)