20 Prill 2024

SHBA shtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Washington, 30 korrik - Presidenti amerikan, Barack Obama, ka rritur sanksionet kundër Rusisë derisa vazhdon përkrahja e Moskës për rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.

Obama, nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se “sot është dita kur duhet ta kujtojmë se Shtetet e Bashkuara e bëjnë atë që e thonë derisa ne rreshtohemi me komunitetin ndërkombëtar në përkrahjen  e të drejtave dhe lirive të popujve nëpër botë”.

Ky vendim amerikan bëhet pas atij të Bashkimit Evropian që dje ka vendosur të zgjerojë sanksionet e saj ndaj individëve dhe kompanive ruse.

Obama ka thënë se të vepruarit në linj me evropianët iu jep sanksioneve fuqi më të madhe.

Departamenti i Thesarit amerikan ka shtuar edhe tri banka në listën e sanksioneve sektoriale ndërsa e ka sanksionuar edhe një kompani që ndërton anije si reagim ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)