25 Prill 2024

Williamson sot paraqet raportin

​Bruksel, 29 korrik - Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se Prokurori Williamson do t’i bëjë publike dhe para mediave gjetjet gjatë Konferencës për shtyp sot në Bruksel. Raportin do të prezentohet në ora 10.30.
 
Pas një hetimi i cili ka zgjatur gadi 3 vite, Ambasadori dhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, do të paraqesë raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it i cili qe miratuar nga Këshilli i Europës në Strasburg.

Javën e kaluar, Williamson ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd ku është takuar me politikanë udhëheqës të të dy shteteve. Në Prishtinë ai u prit nga Presidentja e Kosovës, Jahjaga, si dhe u takua me Ministrat në largim, Kuçin, Rexhepin dhe Çekun. Në Beograd, ambasadori amerikan u prit nga Kryeministri i Serbisë Vuçiq si dhe nga Prokuri Special për krime lufte i Serbisë, Vekariq.

Mediat përndryshe javëve të fundit kanë spekuluar gjerësisht për gjetjet e mundshme si dhe ngritjen e aktakuzave kundër ish- udhëheqësve të UÇK-së, tash politikanë të njohur shqiptarë të Kosovës. Përkundër kësaj, si Williamson ashtu edhe ekipi i tij nuk kanë lejuar që të rrjedhë asnjë informacion për natyrën e raportit apo edhe akuzat e mundshme që mund të dalin nga këto hetime.

Sidoqoftë, të gjitha analizat e deritashme nisen nga fakti që Task Forca e BE-së më në fund do të heq çdo dyshim që në të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë” në Burrel të Shqipërisë  ka patur trafikim organesh. Me këtë Kosovës edhe do t’i hiqej një barrë e madhe mediale e cila e ka ngarkuar prej paraqitjes në opinion të, së pari librit të ish-Prokuroes së Tribunalit Carla Del Ponte e mëpas edhe raportit të Dick Marty i cili në bazë të këtij libri edhe i “inicioi” hetimet në fjalë.

Në të njejtën kohë nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së aktakuzave për ish-pjestarë të UÇK-së për krime lufte. Të të cilit rang apo nivel por dhe rajon këta pjestarë që janë hetuar do të jenë ende nuk dihet por edhe këtu supozohet që asnjë prej liderëve aktualë të Kosovës nuk do “preket” nga këto hetime. Sidoqoftë, Kosova tashmë ka hyrë në obligime si politike ashtu edhe ligjore për mbarëvajtjen e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës e cila do të ketë selinë e saj në Prishtinë dhe në Hagë.

Përndryshe në një njoftim për media, zëdhënësi i Taskë Forcës ka bërë të ditur se Prokurori kryesor i Taskë Forcës Speciale të Bashkimit Europian (SITF), Ambasadori Clint Williamson do të bëjë një deklaratë rreth të gjeturave të SITF, të martën, më 29 korrik në ora 10 e 30 në sallën e konferncave për shtyp në Këshillin Europian në  ndërtesën e njohur “Justus Lipsius”/blic/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)