24 Prill 2024

SHBA akuzohet për “fushatë të shpifjeve”

Moskë, 26 korrik - Ministria e jashtme e Rusisë i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po zhvillojnë “fushatë të vazhdueshme të shpifjeve” kundër Rusisë, lidhur me krizën në Ukrainë.

Sipas një kumtese të sotme të Ministrisë së jashtme ruse, administrata e Shteteve të Bashkuara është “gjithnjë e më tepër e udhëhequr nga gënjeshtrat flagrante” në politikën e saj të jashtme.

Me këtë kumtesë pala ruse ka reaguar ndaj akuzave të Uashingtonit se Moska ishte për “tu fajësuar” për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë në pjesën lindore të Ukrianës, nga separatistët e dyshuar të mbështetur nga Rusia. Ministria e jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni ka dështuar të paraqes ndonjë provë për t’i arsyetuar pretendimet e veta.

Ajo, poashtu, thotë se duke vazhduar “ta shtyjë Kievin në represion të popullatës së pakënaqur rusishtfolëse në Ukrainë”, administrata e Shteteve të Bashkuara e ka “një lloj të përgjegjësisë për konfliktin e brendshëm në Ukrainë dhe konsekuencat e saja të rënda”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)