20 Prill 2024

Mogherini: Kosova ta nënshkruajë MSA-në gjatë Presidencës italiane

Prishtinë, 25 korrik - Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, Frederica Mogherini, shpreson që Kosova do ta nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim derisa shteti i saj mban kryesimin e Presidencës së BE-së. Për këtë ka thënë se Italia do të angazhohet thellësisht.
 
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, shefja e diplomacisë italiane ka thënë që dinamikat për formimin e Qeverisë duhet të ndodhin brenda Kuvendit dhe se të gjithë duhet t’i pranojnë rregullat edhe nëse rezultati nuk është ai që e kanë shpresuar. Ka treguar për rëndësinë që e ka dialogu me Serbinë për të ardhmen evropiane, ndërsa ka siguruar që Evropa do të angazhohet thellësisht në zgjidhjen e problemit të barrikadës në urën e Ibrit.

Si sfida me të cilat duhet të merret Qeveria e ardhshme e Kosovës, Mogherini ka përmendur ruajtjen e stabilitetit politik, zhvillimin e shërbimeve bazë sociale, krijimin e vendeve të punës, dhe forcimin e sundimit të ligjit. I ka cilësuar shqetësues zërat për rritjen e aktivitetit të organizatave ekstremiste islamike, në Kosovën që ka thënë se është e njohur për tolerancën fetare.

Mogherini ka folur për marrëdhëniet mes Italisë dhe Kosovës, dy shtete të cilat, sipas saj, janë të afërta dhe ndajnë historinë, traditat e vlerat. Ditën që ka nisur vizitën e saj në Kosovë, shefja e diplomacisë italiane ka folur për orientimin e shtetit të vet si kryesues i Presidencës së BE-së  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)