26 Prill 2024

Ferizaj përgatit binjakëzimin me Oldhamin e Anglisë

Oldham, 24 korrik - Një delegacion i Komunës së Ferizajt, i kryesuar nga kryetari Muharrem Svarqa, në përbërje të të cilit janë edhe ish-kryetari i Ferizajt dhe drejtor aktual i urbanizmit, Faik Grainca, pastaj drejtori i shëndetësisë, Burim Karameta, po zhvillon takime këto ditë me zyrtarë nivelesh të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Delegacioni sot pati një takim me kryetarin e qytetit Oldham, Fida Hussain, me të cilin u bisedua për arritjen e marrëveshjes së binjakëzimit të këtyre dy komunave. Në kuadër të binjakëzimit pritet të zhvillohet një bashkëpunim i thellë dhe i gjithanshëm në të gjitha fushat, me inters të dyanshëm e në veçanti për komunën e Ferizajt. Për këtë gjë, në parim, u pajtuan të dy kryetarët.
 
Modelet konkrete për realizimin e këtij bashkëpunimi, do të specifikohen në mënyrë të veçantë me rastin e vizitës së përfaqësuesve të qytetit Oldham në Ferizaj, e cila pritet të realizohet në shtator të këtij viti, kur edhe do të nënshkruhet marrëveshja.

Në pritje të delegacionit të Ferizajt mori pjesë edhe ish-kryetari i Oldhamit, z. John Batt, në madnatin e të cilit në vitin 1999, u pritën 200 refugjatë të Kosovës në qytetin e Oldhamit. Që nga ajo kohë z. Batt u bë një mik shumë i çmuar i shqiptarëve dhe vazhdon të jetë në lidhje të reja të bashkëpunimit.
 
Në takim mori pjesë edhe zonja Ailsa Plain,  udheheqese e Departamentit për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar. Në fund të takimit të sotëm, u shkëmbyen edhe dhurata modeste.
 
Të gjitha takimet e delegacionit te Komunës së Ferizajt që po zhvillohen në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar janë paraprirë nga takime e mëparshme të kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar z. Ian Cliff, ndërsa për aranzhimin dhe bashkërendimin e këtyre takimeve, është kujdesur veprimtari kosovar, Osman Caka, i cili jeton në Manchester. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)