28 Mars 2024

Gentilini konfirmoi qëndrimin e BE-së se barrikadat duhet të largohen

Bruksel, 23 korrik - Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Baroneshës Ashton, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit së bashku me delegacionin e Republikës së Kosovë ka marrë pjesë në takimin në Bruksel për çështjen e heqjes së barrikadave.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka paraqitur në këtë takim qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se vendosja e barrikadave është e papranueshme dhe në kundërshtim me Ligjet e Kosovës, standardet evropiane dhe se ato duhet të largohen në respektim të lëvizjes së lirë, konform ligjeve të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.

Në takimin bilateral me delegacionin e Republikës së Kosovës, Përfaqësuesi i BE-së z. Fernando Gentilini konfirmoi qëndrimin e BE-së se barrikadat duhet të largohen, të mundësohet liria e lëvizjes dhe të zbatohen në plotëni Ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e dialogut të Brukselit.

Zëvendëskryeministrja Tahiri shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për veprime të koordinuara me Bashkimin Evropian, për heqjen e barrikadës në urën e Ibrit dhe pengesat rreth saj.

Zëvendëskryeministrja Tahiri siguron të gjithë qytetarët e Mitrovicës se këto pengesa do të hiqen dhe Ura e Ibrit do të jetë rrugë nacionale ashtu siç ka qenë gjithnjë dhe qytetarëve do të ju mundësohet të lëvizin lirshëm dhe do të mundësoj krijimin e stabilitetit dhe qetësisë në jetën e tyre të përditshme.

Në takimin tre palësh pas disa orë diskutime, me propozim të BE-së, palët u dakorduan për heqjen e barrikadave dhe revitalizimin e Urës në një proces gradual dhe në mënyrë paralele, proces në të cilin BE-ja do të angazhohet drejtpërdrejt duke përfshirë edhe asistencën financiare për projekte të cilat synojnë përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. 

Plani i BE-së, i prezantuar nga Përfaqësuesi i BE-së, në Kosovë z.Samuel Zbogar, për të cilin palët u pajtuan përfshin këto pika:

1.      Të respektohen Ligjet e shtetit të Kosovës

2.      Të bëhet vlerësimi teknik i qëndrueshmërisë statike e konstruksionit të Urës së Ibrit

3.      Të hartohet projekti për revitalizimin e Urës si dhe të realizohet revitalizimi/restaurimi i Urës së Ibrit.

Gjate muajit Shtator 2014, ekspertët e kontraktuar nga BE-ja do te dalin me rezultatet e vlerësimit për të vazhduar pastaj me revitalizimin dhe funksionalizimin e plotë të Urës së Ibrit në funksion të lëvizjes së lirë. 

Poashtu palët u dakorduan për vazhdimin e moratoriumit i cili ndalon çfarëdo punimi për vendosje të barrikadave në atë pjesë, dhe në rast të mos respektimit të këtij moratoriumi institucionet relevante të Republikës së Kosovës do të reagojnë me forcën e ligjit dhe në zbatim të ligjit.

Gjatë këtij takimi, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri u angazhua që gjendja në urë të normalizohet sa më shpejt dhe se Komuna do të jap maksimumin për të bashkëpunuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe BE-në për të zbatuar planin e BE-së në të mirën e lëvizjes së lirë dhe  në interes të të gjithë qytetarëve.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakic  u zotua se do të angazhohet dhe do të bashkëpunojë me qëllim të normalizimit të situatës dhe zbatimit të planit të BE-së duke u pajtuar se ky plan është në interes të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.

Në delegacionin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri ishin:

Fisnik Rexhepi – Këshilltar i lartë politik i Ministrit Rexhepi, Besnik Osmani – Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arben Çitaku – Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Agim Bahtiri –  Kryetar i Mitrovicës Jugore, Goran Rakic – Kryetar i Mitrovicës Veriore, Sami Zeka – Drejtor i Urbanizmit në Mitrovicën e Jugut dhe Ljubo Maric anëtar i Ekipit Menaxhues për krijimin e Asociacionit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)