29 Mars 2024

Rritet presioni i perëndimit mbi Rusinë

Moskë, 23 korrik - Me shtimin e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit rreth krizës në Ukrainë, e sidomos pas rrëzimit të avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës, disa funksionarë të shteteve perëndimore kanë kërkuar shtimin e sanksioneve kundër Rusisë.

I këtij mendimi është edhe ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Shtainmajer. Shtainmajer në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE që u zhvilluar në Bruksel, i vlerësoi të pamjaftueshme metodat diplomatike për të ushtruar presion mbi Rusinë në lidhje me krizën e Ukrainës.

Ai tha se \"ne ende vazhdojmë të pajtohemi me qetësimin e situatës nëpërmjet rrugëve diplomatike, por ekziston nevoja për një përpjekje më të madhe për vendosjen e sanksioneve më të gjera kundër Rusisë. Ndërkohë, presidenti i Rumanisë akuzoi BE për marrjen e qëndrimeve të dobëta në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë. Trajan Basesko, president i Rumanisë, aktualisht po përballemi me këtë problem për arsye se nuk kemi marrë masa kundër Moskës.

Në lindje të Evropës janë krijuar konflikte të cilat po mbështetën nga Rusia. Presidenti rumun me këtë aludonte në ngjarjen e rrëzimit të avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës.

Presidenti rumun gjithashtu shtoi se sa më shumë që të vonohet zbatimi i këtyre sanksioneve, atëherë edhe çmimi që duhet të paguhet përballë veprimeve të Vladimir Putin drejt rindërtimit të Bashkimit Sovjetik, do të jetë më i madh.

Vlen të theksohet se Rumania në vitin 2007 është anëtarësuar në BE, ndërsa pas fillimit të krizës dhe trazirave në rajonet lindore të Ukrainës, ajo është shndërruar në një prej mbështetësve më të fortë të sanksioneve të perëndimit kundër Moskës.

Gjithashtu Katrine Ashton, shefe e diplomacisë evropiane, deklaroi se ky Union është duke kërkuar baza ligjore për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Ashton tha: “Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE në Bruksel po diskutohet rreth mundësisë për miratimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë për shkak të krizës së Ukrainës. Në këtë drejtim Këshilli i Evropës ka kërkuar nga ne që të paraqesim alternativa ligjore për të zgjeruar sanksionet kundër Rusisë”.

Vlen të theksohet se Deivid Kamerun, kryeministër i Anglisë, theksoi se Evropa duhet ta shtoi presionin kundër Rusisë, ndërsa paralajmëroi se Londra zyrtare do të inkurajojë BE për të zbatuar sanksioneve më të ashpra kundër Moskës.

Kryeministri i Anglisë në Parlamentin e këtij vendi theksoi: “Pas kësaj Rusia nuk duhet të mendojë se do të ketë qasje në tregjet evropiane, në kryeqytetet evropiane, në shkencën evropiane dhe në ekspertët e teknologjisë së Evropës. Rusia tani po përballet me çaste përcaktuese në shenjë reagimi ndaj rrëzimit të avionit të Malajzisë në lindje të Ukrainës”.

Kryeministri anglez gjithashtu do të kërkojë nga BE përshpejtimin e procesit për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe në hapin e parë të ndalojë eksportin e pajisjeve ushtarake dhe të mbrojtjes drejt Moskës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)