19 Prill 2024

SHBA kërcënon Rusinë

Washington, 25 prill - Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka paralajmëruar Rusinë se në rast se vazhdimit të veprimeve të saj në Ukrainë, ajo do të përballet me reagimin e Amerikës.

Sekretari Kerry akuzoi Rusinë për mos veprim për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve në Ukrainën Lindore, duke kërcënuar se Shtetet e Bashkuara janë gati të vendosin sanksione shtesë.

Gjatë një deklarate për mediet, Kerry tha se Rusia ka refuzuar të ndërmarrë qoftë edhe një hap të vetëm gjatë shtatë ditëve të kaluara, që kur ShBA-ja, Bashkimi Europian, Rusia dhe Ukraina ranë dakord në Gjenevë për të punuar në drejtim të zbutjes së situatës.

Ai paralajmëroi se "hapësira për të ndryshuar rrugë" për Rusinë po mbyllej dhe se ShBA-ja "është e gatshme të veprojë", duke vendosur më shumë sanksione mbi Moskën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)