26 Prill 2024

Qosiq: Kosova është e humbur

Beograd, 24 prill - Shkrimtari i njohur serb, Dobrica Qosiq, ka thënë se për Serbinë, Kosova është e humbur.

Sipas tij kjo çeshite tani për tani nuk mund të gjykohet, sepse askush nuk e din se si mund të ndryshoj’ historia ballkanike dhe evropiane në dekadat ose shekujt e ardhshëm”. “Për mendimin tim, çështja e Kosovës është e zgjidhur. Kjo domethënë se ajo nuk është më ‘krahina jugore serbe’\", ka theksuar ai.

Sipas tij ne, në luftë me shqiptarët e kemi humbur Kosovën. Gjeneratën e re në Serbi mund ta këshilloj që mos të shpenzojë kohë në çështjen e Kosovës, sepse historia tanimë e ka zgjidhur. Unë nuk e di nëse politika aktuale e qeverisë do të merret me këtë punë.

Sipas mendimit tim, kur i kam dëgjuar duke folur për këtë temë, dukej se ata nuk ishin shumë kompetent”, ka përfunduar Qosiq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)