29 Mars 2024

SHBA kërcënon Rusinë me sanksione të reja

Washington, 20 prill - Washingtoni po ndjek me kujdes nëse Rusia do t’i përmbushë detyrimet e saj që t’i bindë separatistët pro-rus në Ukrainën lindore të çarmatosen dhe të lirojnë ndërtesat shtetërore.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Rusinë se do të përballet me sanksione më të ashpra, nëse nuk respekton marrëveshjen për qetësimin e situatës në Ukrainë, arritur të enjten në Gjenevë apo nëse dërgon ushtarë të saj në rajonet lindore ukrainase.

“Sanksionet do të godasin shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë ruse”, deklaroi dje në mbrëmje, Këshilltarja për Siguri Nacionale e Presidentit amerikan,Barak Obama, Suzan Rajs.

Ajo theksoi se Washingtoni po ndjek me kujdes nëse Rusia do t’i përmbushë detyrimet e saj që t’i bindë separatistët pro-rus në Ukrainën lindore të çarmatosen dhe të lirojnë ndërtesat shtetërore.

Edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jennifer Psaki ka theksuar nga ana e saj se qeveria ukrainase është e ligjshme, ndërsa Moska nuk e njeh këtë qeveri. Presidenti rus Vladimir Putin të enjten paralajmëroi se Ukraina po zhytet në \"humnerë\" dhe tha se kishte \"të drejtën\" të dërgonte trupa aty, por shprehu shpresën se nuk do t\'i duhej ta bënte një gjë të tillë.

Presidenti Barak Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv në fund të marsit, ku autorizohet zgjerimi i sanksioneve ndaj Rusisë në përgjigje të lëvizjeve të mëtejshme të Moskës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)