16 Prill 2024

Ashton vazhdon mandatin e EULEX-it

Bruksel, 18 prill - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton, ia ka kthyer përgjigjen presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një letre, duke pranuar kërkesën për të vazhduar zbatimin e mandatit të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX.

 \"Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-I do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse”, ka thënë  Ashton në letrën e saj.

Duke folur ndërkaq për Task-forcën e posaçme të hetimeve, të krijuar në kuadër të misionit evropian, dhe për cilëndo procedurë gjyqësore që buron nga kjo njësi,  Ashton ka thënë se ato do të vazhdojnë derisa “Këshilli i Bashkimit Evropian t\'a njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur”.

“Kosova sikur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE”, ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.(RTK)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)