28 Mars 2024

Kandic: Nuk ka fakte për akuzat ndaj Oliver Ivanovic

Beograd, 16 prill - Natasha Kandic, koordinatorja në Komisionin Rajonal për të gjitha krimet e luftës, e cila deri tani ishte kryetare e Fondit për të Drejtën Humanitare, i ka deklaruar “Politikës” së Beogradit se nuk ka gjetur fakte që do të konfirmonin pjesëmarrjen e Oliver Ivanovicit në çfarëdo lloj krimi.

Kandic ka arritur në këtë përfundim gjatë hulumtimeve në kuadër të projektit “Libri kosovar i kujtesës”, që ka për qëllim regjistrimin e të gjitha viktimave–civile, policore dhe ushtarake, që kanë pësuar në Kosovë në fund të viteve të 90-të.

Natasha Kandic shprehet se i ka drejtuar hulumtimet për krimet e kryera në Mitrovicë që mbulojnë periudhën nga janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000 dhe se ka dëgjuar dëshmitë mbi krimet e kryera të 60-70 personave.

“Një dëshmitar më ka deklaruar se Oliver Ivanovic i kishte thënë të ketë kujdes, sepse i ke fëmijët të përfshirë në UÇK, kurse një dëshmitare ka deklaruar se në vitin 2000 në grupin e burrave të maskuar që kishin shkuar te ajo gjoja kishte njohur zërin e Ivanovicit. Por kjo s’mund të merret si fakt”, është shprehur Natasha Kandic, citon \"Politika\".

Nga e njëjta gazetë citohet se Halit Berani, kryetar i KMDLNJ në Mitrovicë, gjatë dëshmisë kundër Sllobodan Miloshevicit në Hagë ka pohuar për pjesëmarrjen e Ivanovic në krimet e luftës në Mitrovicë.

“Jashtë kësaj, gjatë kërkimeve në terren, nuk kemi ndeshur fakte që do të konfirmonin akuzat për pjesëmarrjen e Oliver Ivanovicit në krime”, është shprehur Kandic.

Ivanovic po mbahet në paraburgim që prej datës 27 janar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në krimet e kryera ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000. Ndërsa ai ka mohuar çdo akuzë. Ndërsa gjatë ditës së djeshme është arrestuar edhe Nebojsha Vujaçiq, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë, dhe është person i afërt me Oliver Ivanoviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)