19 Prill 2024

Rreth 480 mijë bullgarë të moshave 15-65 vjeç janë imigrantë

Sofje, 16 shkurt - Rreth 480 mijë bullgarë të moshave 15-65 vjeç janë imigrantë potencialë me hapjen e plotë të tregut të punësimit në BE, më 1 janar 2014.

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë destinacionet e ëndërruara nga bullgarët të cilët janë në moshë pune, ku 20 për qind e të cilëve mbështesin përfitimin nga hapja e tregut evropian të punësimit, sipas një studimi të publikuar sot.

Rreth 480 mijë bullgarë të moshave 15-65 vjeç janë imigrantë potencialë me hapjen e plotë të tregut të punësimit në BE, më 1 janar 2014.

Kjo shifër është 32 për qind më e lartë krahasuar me nivelin e vitit 2007, viti i anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian, konstatonte studimi i Institutit të Ekonomisë në Akademinë e Shkencave në Sofje.

Nëntë vende evropiane, ndër të cilat Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë hequr të gjitha kufizimet e aksesit në tregun e punës për bullgarët dhe rumunët, pesë milionë prej të cilëve në total, sipas përllogaritjeve, tashmë kishin hyrë në zonën e BE-së dhe ishin të punësuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)