03 Maj 2024

"Ura 2" projekt gjermano-francez për të riatdhesuar kosovarët

Nürnberg, 5 nëntor - Që nga tetori i vitit 2013 Enti për Migracion dhe Refugjatë (Bundesamt für Migration und Flüchtlinge - BAMF) dhe Zyra Franceze për Migracion dhe Refugjatë (Office Français de l’Immigration et de l’Intégration - OFII) bashkëpunojnë në kuadër të projektit për riatdhesim „Ura 2“ në Republikën e Kosovës.

Fillimi zyrtar i këtij bashkëpunimi është shënuar sot, më 5 nëntor 2013, në Prishtinë. Ceremonia e hapjes është bërë nga Udhëheqësi i Sektorit nga BAMF, Hartmut Sprung, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII, Carole Leleu si dhe përfaqësues të të dyja ambasadave.

Udhëheqësi i Sektorit theksoi rëndësinë e një partneriteti të ngushtë gjermano-francez në përkrahjen e riintegrimin në Kosovë: „Me këtë projekt të përbashkët duam që të riatdhesuarit në Kosovë t’i përkrahim me synim të caktuar që të integrohen në aspektin social dhe ekonomik në atdheun e tyre të ri dhe të vjetër dhe që ta ndërtojnë një jetë të re këtu.“

Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e OFII theksoi në fjalimin e saj historinë dhe kontekstin e bashkëpunimit ndërmjet BAMF dhe OFII në sferën e riintegrimit të të riatdhesuarve. „Fillimi i projektit të përbashkët do të kontribuojë që bashkëpunimi konstruktiv dhe i suksesshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve të thellohet.“

Projekti „URA 2“ përkrah të kthyerit nga Gjermania dhe Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë përmes shërbimeve të këshillimit dhe shërbimeve tjera.

Në Qendrën për Kthim në Prishtinë, e cila do të përkrahet në kuadër të këtij projekti, të riatdhesuarit marrin ndër tjerash ndihma direkte për banim dhe mobilim, për trajtime mjekësore apo medikamente dhe u mundësohet pjesëmarrja në shkollime të vazhdueshme profesionale apo trajnime mbi themelimin e bizneseve.

Në kuadër të projektit gjerman „URA 2“ enti francez do ta shfrytëzojë inftrastrukturën ekzistuese, që në kuadër të një pilot-projekti njëvjeçar t’i përkrah të kthyerit vullnetarë nga Franca në riintegrimin e tyre në Kosovë.

Në janar 2013 Ministri Federal për Punë të Brendshme i Republikës Federale të Gjermanisë dhe homologu i tij francez kanë nënshkruar një „Deklaratë të qëllimit të bashkëpunimit në çështje të riintegrimit“.

Të dyja palët deklarojnë përmes kësaj dëshirën e tyre të përbashkët, që ta forcojnë bashkëpunimin në sferën e riintegrimmit dhe të realizojnë synimet e përbashkëta të politikave të riatdhesimit dhe migracionit. Për realizimin e objektivave të deklaratës së përbashkët janë emëruar OFII, nga ana franceze dhe BAMF, nga ana gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)