19 Prill 2024

Shkatrrimi i mjedisit kërcënon përparimin global për të varfërit

Gjenevë, 4 nëntor - Raporti i këtij viti për zhvillim njerëzor paralajmëron se degradimi i mjedisit kërcënon përparimin global për të varfërit.

Sipas raportit mosveprimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe shkatërrimi i vendbanimeve po rrezikon shëndetin dhe rritjen e të ardhurave në vendet në zhvillim. 

Raporti i Zhvillimit Njerëzor për vitin 2011 paralajmëron se përparimi në fushën e zhvillimit në vendet më të varfra të botës mund të ndalet madje edhe të keqësohet nga mesi i shekullit për shkak të problemeve mjedisore.

Në raport thuhet se kjo mund të ndalet në qoftë se merren hapa të guximshëm për të ngadalësuar ndryshimet klimatike, për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit, dhe për të pakësuar pabarazitë e thella brenda dhe ndërmjet kombeve.

Raporti vë në dukje se vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara kanë bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimin dhe mirëqenien e njerëzimit që nga viti 1980. Por, sipas raportit, shumë nga këto përfitime do të humbasin nëse përkeqësimi i mjedisit del jashtë kontrollit.

Autori kryesor i raportit Jeni Klugman i tha Zërit të Amerikës se vendet në Afrikën nën-Sahariane janë në rrezik të veçantë.

“Problemet kryesore që ne shohim në Afrikën nën-Sahariane janë kryesisht degradimi i tokës dhe shkretëtirës, të cilat po ndikojnë në jetesën e miliona njerëzve në zonat rurale. Ne gjithashtu kemi vërejtur disa probleme të rëndësishme rreth qasjes në burimet e ujit dhe higjienës në zonat rurale dhe urbane”.

Raporti thotë se gjysma e të gjitha rasteve të kequshqyerjes në Afrikën nën-Sahariane është shkaktuar nga faktorë mjedisorë. Në raport thuhet se degradimi i mjedisit pritet të pakësojë prodhimtarinë bujqësore dhe do të shkaktojë rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë deri në 50 për qind në dekadat e ardhshme.

Sipas raportit, përkeqësimi i mjedisit mund të minojë përpjekjet dhjetëra vjeçare për të zgjeruar qajsen te burimet e ujit, përmirësimin e gjendjes sanitare dhe furnizimin me energji elektrike në komunitetet më të varfra të botës. Ndërkohë që thatësira në Afrikën nën-Sahariane është shqetësuese, autorët e raportit thonë se rritja e nivelit të detit në vendet me lartësi të ulët detare në Azinë Jugore dhe në Paqësor do të vërë në rrëzik më shumë se 100 milion njerëz në dekadat e ardhshme.

Një nga elementet kryesor të raportit është Indeksi i Zhvillimit, i cili rendit vendet në bazë të arritjeve të tyre në arsim, shëndetësi dhe të ardhurat vjetore. Këtë vit, Norvegjia, Australia dhe Holanda kryesojnë renditjen në listën e 187 vendeve, ndërsa Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Burundi janë në fund.

Zoti Klugman bën një krahasim në mes të vendeve që kryesojnë renditjen dhe atyre që janë në fund.

“Për shembull, jetëgjatësia në Republikën Demokratike të Kongos është 48 vjeç. Të lindurit në Kongo, do të jetojnë deri në moshën 48 vjeçare. Kurse ata që lindin në Norvegji, do të jetojnë 81 vjet. Pra, ky është një dallim i madh. Dhe, nëse shqyrtohet secili komponent i indeksit, për shembull, mesatarisht një fëmijë do të përfundojë 13 vite shkollë në Norvegji. Kurse fëmijët në Republikën Demokratike të Kongos mbarojnë mesatarisht vetëm tre vjet e gjysmë shkollë. Pra, dallimi është i thellë dhe i zymtë”.

Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re, Kanadaja, Irlanda, Lihtenshtejni, Gjermania dhe Suedia janë në grupin e dhjetë vendeve që renditen më  lartë në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për vitin 2011. Dhjetë vendet që zënë vendin e fundit në renditje janë të gjitha nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane.

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)