28 Mars 2024

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell

Prishtinë, 29 maj - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe të parashikimit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet ti arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.

Të enjten dhe tutje ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)