28 Mars 2024

Ndalja e A4 shkakton vështiresi në furnizim me energji elektrike

Prishtinë, 22 janar - Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se është njoftuar në orën 18:45 të ditës së sotme se njësia A4 e Termocentralit Kosova A ka rënë nga sistemi dhe përfundimisht nuk mund të kthehet sot në sistem.

Kjo sipas KEDS ka bërë që automatikisht të jenë 130 MWh më pak në sistem.

Kjo ndodhi në kohën kur konsumi është më i larti si pasojë e motit të ftohët me të cilin po ballafaqohemi.

KEDS është duke impoertuar 350 MW për ta mbuluar konsumin. Por, nevojtet sasi shtesë për ta mbuluar kërkesën pas pakësimit të papritur të prodhimit

KEDS/KESCO ka filluar menjëherë përpjekjet për të gjetur import shtesë, por duke e marrë në konsideratë se edhe rajoni po ballafaqohet me kërkesë të rritur, atëherë po shkaktohen vështirësi në furnizimi.

\"Ne i sigurojmë të gjithë konsumatorët se do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të minimizojmë efektin tek konsumatorët shtëpiak, të shkaktuara nga ky zhvillim i papritur\", thekson KEDS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)