29 Mars 2024

KEDS zotohet për implementimin e projekteve tjera në Deçan

Deçan, 20 janar - Kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj është i kënaqur me investimet që KEDS ka implementuar në këtë komunë. Rrjeti elektrik në këtë komunë ishte i vjetruar dhe i dëmtuar dhe nevoja për investim ishte e nevojshme.

Sipas kryetarit Selmanaj, projektet nga KEDS-i janë shembull i mirë i investimeve edhe për institucionet tjera.  Ai tregon për investimet që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike ka bërë në rajone të ndryshme të komunës së Deçanit gjatë vitit 2016, ku thotë që qytetarët kishin kërkesa reale për investime dhe që KEDS i’ u është përgjigjur këtyre kërkesave me përmirësim të rrjetit elektrik.

“Theksoj se ne vitin që lamë pas, KEDS ka zgjidhur disa probleme më se të nevojshme në komunën tonë. Shtrirja e kabllove nëntokësorë, në bashkëpunim me drejtoratet tona, është diçka që është realizuar me plan dhe me bazë të shëndoshë. Kjo ka ndikuar në shumë sfera, që nga siguria e mos ekspozimit të ekonomive ndaj kabllove të vjetërura ajrore e deri tek kualiteti i furnizimit. Operatorët e KEDS-it që kanë punuar kanë pasur bashkëpunim të mirë me ne. Mund të them se punët i kam parë dhe përcjellë edhe vet nga afër”, deklaron kryetari Rasim Selmanaj.

Selmanaj më tej shton se KEDS ka shtrirë investime të tjera sipas planit edhe në fshatra e zona të thella malore, si për shembull në Isniq dhe Baballoq.

“Këto dy fshatra por edhe disa të tjera kanë qenë edhe në prioritetet tona por edhe të KEDS-it, meqenëse problemet ishin të evidentuara që moti. Aty KEDS ka dërguar, kabllo, shtylla tensioni, përforcues, trafo dhe infrastrukturë përcjellëse të nevojshme”, shprehet Selmanaj.

Numri një i komunës së Deçanit tregon që ka marrë zotime nga KEDS-i për implementim të projekteve tjera investive edhe gjatë këtij viti, pasi që ai kishte treguar për nevojat që kjo komunë ka që të investohet edhe në të ardhmen.

“Nëse realizohen sikur në vitin e shkuar, projektet për të cilat na është premtuar edhe gjatë këtij viti, unë personalisht do jem mëse i kënaqur më këtë kompani. Ata kanë dhënë zotime dhe falë bashkëpunimit të deritanishëm jam shumë optimist se investimet do të vazhdojnë. Deçani është komunë që meriton një gjë të tillë, meqë edhe popullata jonë, janë konsumatorë korrekt”, përfundon Selmanaj.

Zëdhënësi i KEDS-it , Viktor Buzhala, rikonfirmon që KEDS-i  suksesshëm ka shtrirë investimet në Deçan.

“Ne i jemi përgjigjur kërkesave imediate të konsumatorëve. Plani Zhvillimor i Shpërndarjes së Energjisë parasheh që deri në vitin 2025 Kosova të ketë një rrjet modern të energjisë elektrike, të krahasueshëm me shtetet e zhvilluara”, thotë Buzhala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)