25 Prill 2024

Let’s Do It Kosova fillon sot me aksionet e pastrimit

Mitrovicë, 25 tetor - Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” u është rikthyer aksioneve për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e një ambienti të pastër, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Istogit do të jenë lokacionet, në të cilat do të vazhdojnë aksionet e kësaj jave. 

Aksionet do të fillojnë sot me ç’rast në Komunën e Mitrovicës do të pastrohen dy lokacione.

Fillimisht, do të pastrohet deponia në hyrje të Mitrovicës (afër varrezave të komunitetit serbë), duke filluar nga ora 10:00, për të vazhduar më pastaj, me deponinë tek lokacioni i ashtuquajtur “Parku i Solanes”, aksion I cili do të fillojë në orën 12:00. 

Aksioni i radhës do të organizohet menjëherë ditën e nesërme (e mërkurë, 26 tetor 2016) në Komunën e Vushtrrisë.

Ndërsa, aksione do të ketë edhe të enjtën (27 tetor) në Skenderaj, për të vazhduar pastaj edhe të premtën, më 28 tetor  në Komunën e Istogut, ku do të pastrohen dy deponi ilegale të mbeturinave.

Por, këto nuk do të jenë aksionet e vetme, pasi “Let’s Do It Kosova” gjatë javëve në vazhdim do të organizojë aksione pastrimi, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës për përgjegjësitë që kanë si qytetarët, ashtu edhe institucionet, në ruajtjen e ambientit.

Të gjithë këto aksione, do të organizohen në bashkëpunim me ndërmarrjet e pastrimit “Uniteti” dhe “Ambienti”, ndërsa presim konfirmime për ndihmë, edhe nga ndërmarrjet e tjera private, të cilat posedojnë makineri.

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, u bën thirrje qytetarëve për mobilizim në aksione të pastrimit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)