28 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshja për mënjanimin e ujërave të zeza në Pejë

Pejë, 25 tetor - Sot në Pejë mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Mënjanimin e  Ujërave të Zeza në Jugperëndim të Kosovës - Faza IV, respektivisht për Komunën e Pejës, e cila marrëveshje nënshkruhet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë Federale të Gjermanisë përmes KfW-së, Qeverisë së Konfederatës Zvicerane përmes SECO-së, Komunës së Pejës, si dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në  Pejë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet nga ministri i Financave Avdullah Hoti , në emër të Qeverisë Federale të Gjermanisë nga drejtori  për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW Christoph Tiskens, në emër të Qeverisë së Konfederatës Zvicerane nga drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Patrick Etienne, në emër të Komunës së Pejës nga kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri, si dhe në emër të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë nga drejtori gjeneral Agron Tigani.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00, në Zyrën e Kryetarit të komunës së Pejës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)