29 Mars 2024

Banorët e Shtërpcës të kënaqur me investimet e KEDS-it

Prishtinë, 19 tetor - Banorët e fshatrave Brod, Firajë ,Vërbeshticë, e fshatra të tjera që gjenden në zonën verilindore të komunës së Shtërpcës, janë mjaft të kënaqur me rrjetin e ri të energjisë elektrike pas investimeve të KEDS-it në këtë rajon.

Afet Hasani, shef i Drejtorisë për Shërbime Publike, në komunën e Shtërpcës tha se rrjeti i energjisë elektrike në këtë rajon ka qenë tejet i stërvjetëruar, pasi që është vendosur që nga viti 1968 .

“Investimet në ndërrimin e trafove të  vjetra në këto fshatra me mbi 3 mijë banorë janë mirëpritur nga ana e banorëve. Dukshëm janë eliminuar problemet në rrjet të energjisë elektrike dhe kjo sigurisht së është mjaft profitabile. Investimet e KEDS-it tashmë po bëhen në gjithë territorin e Shtërpcës”, tha Hasani.

Në anën tjetër zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se me këto investime përveç që konsumatorët kanë përfituar shërbime dukshëm më kualitative edhe humbjet, si ato komerciale ashtu edhe teknike janë ulur.
 
“Në këto fshatra është vendosur trafo stacioni i ri i tipit shtyllë me konstruksion metalik. Janë vendosur mbi 210 shtylla të betonit, 6200 metra kabëll bistek të tensionit ulët dhe 1500 metra gjatësi e tensionit të mesëm”, tha Buzhalla.

Sipas tij, 92 konsumatorë janë përfitues të këtij projekti, në kuadër të të cilit po bëhet edhe demontimi i rrjetit të vjetër që është në gjendje tejet të rënduar.

Në fund Buzhala tha se KEDS deri më tani ka përfunduar qindra projekte, ku përfitues direkt janë mbi 100 mijë konsumatorë.

“KEDS përmes këtyre investimeve synon që të përmirësoj furnizimin me energji elektrike dhe të jetë sa më afër konsumatorëve”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)