29 Mars 2024

KEDS pjesëmarrës në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë -Turqi

Stamboll, 18 tetor - Në Stamboll të Turqisë po mbahet forumi për Investime dhe Tregti Kosovë -Turqi ku po marrin pjesë 68 kompani turke dhe 6 kompani kosovare.

Pjesëmarrje në takimet biznes me biznes B2B është edhe Mesut Serhat Dinc, anëtar i Bordit të KEDS-it si investitori më i madh në Kosovë.

Ai pasi ka folur mbi sfidat që KEDS ka pasur pas fillimit të operimit, gjithashtu ka përmendur edhe sukseset e deritanishme të KEDS.

Ndër të tjera Dinc ka folur për investimet që KEDS po bënë në kuadër të Master Planit 10 vjeçar, i cili ka ardhur pas studimit 18 muajsh nga KEDS.

“Kosova po bënë progres dhe në jemi të kënaqur që po kontribuojmë në këtë proces. Ka shumë sfida përpara nesh mirëpo unë jam i bindur që me partneritetin tonë do t’i kalojmë ato”, tha Mesut Serhat Dinc.

Ai tha se KEDS është i vetëdijshëm që është një kompani shërbyese që shërben të gjitha amvisëritë dhe bizneset në vend. “Andaj ne e marrim këtë përgjegjësi me seriozitet të madh”, tha Dinc.

Pjesëmarrëse në forum është edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, të cilën Dinc e falënderoi për ndihmën dhe bashkëpunimin që ka dhënë në tejkalimin e sfidave në fushën e furnizimit me energji elektrike.

Nga ana tjetër ministrja Bajrami  tha se Kosova është e interesuar t’i forcojë marrëdhëniet ekonomike me Republikën e Turqisë, dhe forumet sikur ky janë një mundësi e mirë që bizneset tona t’i forcojnë bashkëpunimet në sektorë të ndryshëm të industrisë.

“Duke qenë vend me 70% të popullsisë nën moshën 35 vjeçare, Kosova ofron fuqi punëtore të arsimuar dhe konkurruese me vendet e rajonit” tha ministrja Bajrami.

Ajo i ftoi kompanitë nga Turqia të investojnë në Kosovë dhe të bashkohen me kompanitë e tjera turke që kanë filluar aktivitetin e tyre në Kosovë në shumë sektorë të rëndësishme si në: energji, ndërtim, banka, shëndetësi, etj.

Pjesëmarrës në këtë forum janë edhe Ministri i Ekonomisë së Republikës së Turqisë, Nihat Zeybecki; udhëheqësit e Këshillit Ekonomik për Bashkëpunim (DEIK), Omer Cihad Vardan dhe Burhan Muharren Geylan; Ayhan Albeyoglu, President i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, etj. Po ashtu, pjesëmarrës në këtë forum janë edhe zv. Ministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj dhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)