24 Prill 2024

KEK-u vazhdon përkrahjen për FSK-në

Prishtinë, 26 shtator - Në vazhdën përkrahjes së vazhdueshme për komunitetin dhe institucionet e vendit, kësaj radhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është realizuar transporti i 3 vagonëve të cilët si për nga pasha po ashtu edhe nga madhësia janë të posaçëm dhe është mjaftë e vështirë për ti transportuar.

Pavarësisht kësaj, falë përvojës  dhe vullnetit të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke përdor makineri të rënda për ngarkimin/shkarkimin e këtyre vagonëve, kanë realizuar me sukses transportin e tyre nga Stacioni Hekurudhor, Bardh i Madh në destinacion të kazermës së FSK-së  në Pomozotin.

Korporata Energjetike e Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)