24 Prill 2024

Në Shqipëri nis prodhimin hidrocentrali i Banjës

Tiranë, 24 shtator - Vepra është pjesë e projektit të kompanisë norvegjeze Statkraft e cila po mbi lumin Devoll pritet të përfundojë në 2018 edhe hidrocentralin e Moglicës. Të dy së bashku do të prodhojnë sa 17 përqind e energjisë së gjeneruar në vend

Hidrocentrali i Banjës, mbi lumin Devoll, pak më shumë se 60 kilometra në jugindje të Tiranës ka një kapcitet të instaluar prej 73 Megawat, dhe parashikohet të prodhojë në vit 174 Gwh energji, e barabartë me 5 përqind të prodhimit aktual vendas.

Hidrocentrali ka një digë të lartë 80 metra ndërsa rezervuari i tij me një sipërfaqe 14 kilometra katrorë mund të mbledhë deri në 391 miliard litra ujë. Të paktën 2 mijë punëtorë, sipas kompanisë Statkraft, u angazhuan në ndërtimin e tij. Kompania norvegjeze ka investuar ndërkohë dhe në ndërtimin e infrastruktrës së zonës, duke ndërtuar rrugë dhe disa ura.

Hidrocentrali i dytë, ai i Moglicës është parashikuar të përfundojë brenda vitit 2018. Ai do të ketë një kapacitet akoma më të madh, prej 183 Megawatësh dhe një prodhim vjetor prej 455 Gwh. Të dy hidrocentralet së bashku do të prodhojnë 729 Gwh në vit, duke e rritur me 17 përqind prodhimin vendas të energjisë elektrike. Për realizimin e këtij projekti kompania norvegjeze ka parashikuar të investojë në total 535 milion euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)