29 Mars 2024

“Ta Pastrojmë Kosovën” mban aksion sot në fshati Banjë

Prishtinë, 22 gusht - Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe më tej aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Vullnetarë të kësaj Lëvizje së bashku me banorë lokalë, gjatë ditës së djeshme kanë organizuar një aksion pastrimi në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, i cili rezultoi me largimin e një sasie të mëdha të mbeturinave nga qendra e këtij fshati.

Ndihmë për aksionin ka ofruar edhe ndërmarrja e pastrimit “Ambienti” me një pjesë të punëtorëve dhe me makineri.

Koordinatori i iniciativës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, është shprehur i lumtur me pastrimin e kësaj qendre, për të cilën thotë, se ka qenë e frekuentuar shumë nga fëmijët, të cilët përvec mbeturinave, janë rrezikuar nga pickimet e gjarpërinjve.

Organizatorë të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” kanë zhvilluar takime me biznese të ndryshme dhe banorë të asaj pjese, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje më afatgjate.

Aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, është sot në fshatin Banjë, ku do të eliminohen disa deponi ilegale të mbeturinave.

“Let’s Do It Kosova”, ashtu si në aksionin e djeshem, edhe në atë sotem,  do të ofrojë karburante për makinerinë e ndërmarrjes “Ambienti”.

Aksionet do të vazhdojnë edhe më tej, jo vetëm për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, por edhe për vetëdijësimin e qytetarëve dhe institucioneve, për përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)