26 Prill 2024

Blloku B2 i KEK-ut del nga funksioni

Prishtinë, 25 qershor - Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se në orët e pasdites janë lajmëruar për daljen nga puna të Bllokut B2 nga KEK-u.

KEDS ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë përpjekje që njësia gjeneruese B2 në Termocentralin Kosova B të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë, KEDS varet nga importi emergjent.

\"Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitete për importim që janë në dispozicion në treg dhe përgatitje teknike, por presim që shumë shpejtë të realizohet mungesa e shkaktuar nga rënia e bllokut\", është thënë në njotimine  KEDS-it.

KEDS ka njoftuar se vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri për sa prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

\"Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim nga konsumatorët për reduktime eventuale të energjisë. Qëllim i KEDS është që qytetarët të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike\", është thënë në njotimine  KEDS-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)