29 Mars 2024

Ambasadori Minxhozi vizitoi KOSTT-in

Prishtinë, 24 qershor - Në dritë të inaugurimit të linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri që pritet të bëhet gjatë muajit qershor 2016 në Tiranë, pas përfundimit të punimeve në pjesën e Shqipërisë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Mustafë Hasani priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit aktual si dhe mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën e transmetimit të energjisë elektrike, zhvillimet në drejtim të tregut të përbashkët të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri si dhe bashkëpunimit në proceset e integrimeve rajonale dhe evropiane.

Ndër të tjera, z.Hasani shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë e përhershme të institucioneve të Republikës së Shqipërisë e në veçanti kompanisë homologe (OST Shqipëri) për bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e projekteve të përbashkëta dhe proceset e integrimeve rajonale dhe evropiane të KOSTT.

Në anën tjetër, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit me theks në fushën e energjisë  elektrike i cili aktualisht përbën sektorin me bashkëpunimin më të madh ndërshtetëror.

Me këtë rast Ambasadori Minxhozi vizitoi edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT, e cila është një nga Qendrat më të avancuara e cila operon në përputhje me normat më të larta teknike Europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)