18 Prill 2024

Ndërtohet trafo stacioni i ri në Malishevë

Malishevë, 22 qershor - Një pjesë e banorëve të komunës së Malishevës më nuk do të kenë telashe me prishjen e rrjeti të energjisë elektrike. Kjo për shkak se Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) , tashmë ka vendosur trafo stacionin e ri në këtë komunë.

Në këtë trafo stacion do të kyçen 31 konsumatorë të cilët më herët kanë qenë të kyçur në trafostacionin “Gurbardhi 2”.
Investimet e KEDS-it u mirëpritën mjaftë mirë edhe nga zyrtarë komunal të Malishevës.

Milazim Morina, drejtor i Shërbimeve Publike në këtë komunë tha se ndërrimi i trafo stacionit ka qenë mjaft i nevojshme.
Sipas tij, banorët e kësaj ane janë përballur me tension jo-stabil të energjisë elektrike, mirëpo problem edhe më i madh kanë qenë shtyllat e vjetra të energjisë elektrike që kanë paraqitur një rrezik për banorët.

“Trafo dhe shtyllat kanë qenë shumë të vjetra dhe në vende shumë të papërshtatshme e që kanë shkaktuar rrezik të madh për banorët e komunës. Fëmijët kanë qenë më të rrezikuarit në këtë rast pasi që trafo në oborret e shkollave kane qenë në një gjendje shqetësuese”, tha Morina.

Ai tha se investimi që është bërë përbën plotësim të një prej kërkesave që banorët e Malishevës e kanë parashtruar tash e një kohë të gjatë.

Në anën tjetër në KEDS thonë se trafo stacioni dhe largpërçuesi është ndërtuar sipas të gjitha normave teknike.
“Për projektin TS-10/04 kV Gurbardhi, në Malishevë janë ngritur dhe montuar 7 shtylla betoni në lartësi prej 12 metrave. Është bërë ngritja dhe montimi i trafo shtyllës (kapriat) me transformator 160 Kva, montimi i 8 kanzollave si dhe montimi i 53 izolatorëve”, thonë në KEDS.

Sipas inxhinjerëve të kësaj kompanie, me ndërrimin e trafostacionit siguria e furnizimit me energji elektrike në komunën e Malishevës do të jetë stabile.

Janë edhe shumë investime të tjera që janë duke u bërë gjithandej Kosovës nga KEDS-i që për qëllim kanë rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe uljen e humbjeve, prej të cilave përfiton konsumatori.
Investimet totale që nga kalimi i Distribucionit dhe Furnizimit në pronësi të konzerciumit tek kompania “Çalik-Limak” e deri më sot janë realizuar mbi 60 milionë euro.

Në Planin Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025, parashihet të që të vendosen 3500 trafo stacione të reja bashkë me ato që do të rinovohen dhe mbi 2000 kilometra të rrjetit të ri, që do të kontribuojnë në modernizimin dhe avancimin e Rrjetit të Shpërndarjes në standarde botërore.(Merita Berisha)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)