16 Prill 2024

Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin dhe mbron mjedisin

Prishtinë, 25 maj - Ekonomia e gjelbër dhe ekonomia digjitale janë dy sektorë me të cilët ekonomia e vendit do të transformohet, prandaj MZHE, respektivisht Qeveria është duke i trajtuar me prioritet, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar i Ndërtimit, Energjetikës dhe Teknikës “EXPOKOS” në Prishtinë.

Në hapje të panairit, pjesë e të cilit është edhe “Festivali i Gjelbër”, të pranishëm ishin drejtues të institucioneve të Republikës së Kosovës, ambasadorë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe biznesit.

Ministri Stavileci tha se edhe në vendet e me ekonomi të zhvilluar një pjesë e madhe e investimeve orientohet në ekonominë e gjelbër për arsye se ajo më së miri krijon balancet e dëshiruara edhe nga marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare mes dimensionit ekonomik, social dhe mjedisor.

Kreu i MZHE-së, ka përsëritur mbështetjen e institucionit që drejton për bizneset që investojnë në këto fusha, të cilat, sipas tij nxisin zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, duke përmendur veçanërisht investimin në rritjen Efiçiencën e Energjisë dhe Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë.

“Në projektim më të madh ‘TC Kosova e Re’ njëra nga pikat kryesore që kemi trajtuar është aspekti mjedisor dhe më vjen mirë që me investitorin amerikan jemi pajtuar që teknologjia që do të përdoret në këtë TC të avancohet në super-kritike me koeficient të eficiencës 40%”, tha Stavileci.

Ai më tej tha se me partnerët ndërkombëtarë janë duke punuar në përmirësim e klimës biznesore, në mënyrë që investitorë sa më lehtë t`i realizojnë investimet e tyre, duke shtuar se ekonomia e gjelbër në tërë botën po merr një rëndësi të veçantë.

Ndërsa, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se investimet në sektorin e teknologjive nga njëra anë mundësojnë zhvillimin e potencialit të vendit, dhe nga ana tjetër edhe ruajtjen e mjedisit, duke e zvogëluar nevojën për shfrytëzimin e resurseve natyrore, nëpërmjet ruajtjes së energjisë në ndërtesa dhe gjatë prodhimit të teknologjik me kapacitete të ndryshme ekonomike.

Ambasadori i SHBA-së,  Greg Delawie tha se ekonomia e gjelbër është një investim i jashtëzakonshëm për të ardhmen, sepse mundëson ripërtëritjen e investimeve në energji,  diçka që do t`i kontribuojë zhvillimit ekonomik për krijimin e vendeve të reja të punës.

Ambasadori i Republikës Çeke, Ivo Silhavy, vuri në pah besimin që kanë biznesmenë çekë për investime në Kosovë duke treguar një shembull të tillë. “Kam qenë krenar të dëgjoj çka thotë një biznesmen çek për Kosovën: \'Në Kosovë nuk keni nevojë për kontratë me shkrim, mjafton një dhënie duarsh dhe besoni në këtë\'. Andaj u uroj shumë shtrëngime duarsh në këtë panair”, u shpreh Šilhavý.

Bekim Xhafa, nga organizata Congress and Event Organization (CEO), që organizon tradicionalisht këtë panair, tha se Festivali i Gjelbër” synon të sensibilizojë për rëndësinë e energjisë së rinovueshme dhe efiçiencën e energjisë, si dhe përfitimet që këto sjellin për tregun në Kosovë, ndërsa mbështetet nga EMPOWER, Sektori Privat i USAID-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)