19 Prill 2024

Hapet Festivali i Gjelbër dhe Panairi ndërkombëtar i ndërtimit

Prishtinë, 25 maj - Panairi ndërkombëtar i ndërtimit “Expokos 2016” u hap sot, në Prishtinë, dhe po shënon me shumë sukses edicionin e 15-të me radhë.

Ngjarja mbulon fushat e ndërtimit, energjisë dhe minierave, teknikës dhe patundshmërisë.

Organizatori është kujdesur edhe këtë vit që vizitorëve dhe ekspozuesve t’u sjell variacion gjatë programit ekspozues, duke ju ofruar kompanive mundësi zgjerimi jashtë territorit të Kosovës, si dhe të ndez entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të këtyre fushave.

Për të parën herë këtë vit "Festivali i Gjelbër" nxjerr më shumë në pah rëndësinë e sensibilizimit për energjinë e rinovueshme dhe energjinë efiçiente, si dhe përfitimet që këto sjellin për tregun në Kosovë.

Në “Festivalin e Gjelbër” u mblodhën rreth 50 palë të interesit nga sektori i energjisë së rinovueshme dhe energjisë efiçiente në Kosovë, të cilët përfaqësojnë prodhuesit e peletit, kompanitë e riciklimit, instaluesit e pajisjeve solare, gjeotermike dhe erës, prodhuesit e materialeve izoluese, zhvillues të projekteve, inxhinierë, si dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë në fushën e energjisë së rinovueshme. “Festivali i Gjelbër” mbështetet nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it www.empowerkosovo.org.

Paralelisht me ekspozimin e kompanive, organizatori ka rifreskuar ngjarjen përmes aktiviteteve paralele sociale dhe kryesisht aktuale me kohën, si dhe me qëllim të ngritjes konstante të vizitorëve si profesionist ashtu dhe publikut të gjerë.

Risi tjetër e këtij edicioni është pjesëmarrja/ekspozimi i kompanisë Botërore "Contour Global", kompani kjo e cila do të bëjë implementimin e njërit prej projekteve më të mëdha si dhe investimit më të madh të huaj direkt, termocentralit të ri “Kosova e Re”.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka nisur një reformë në fushën e ndërtimit që po e udhëheqë në mbështjetje nga Parneritetet për Zhvillim -USAID, reformë kjo e cila ofron secilit qytetarë të vendit tonë, sigurinë e shëndetit publik,  mundësitë të barabarta dhe shërbime cilësore.

Kështu tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, gjatë hapjes së panairit ndërkombëtar të Ndërtimit “Expokos 2016”, i cili shtoi se ky panair është një mundësi e cila ofron zhvillimin e fushave me ndikim të madh në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përpjekjeve për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për investime të jashtme.

Agani  inkurajoi qytetarët, bizneset, institucionet, shoqërinë civile, që ta përdorin këtë mundësi për rrjetëzimin  dhe këmbimin e sfidave dhe përvojave të tyre në funksion të sigurisë së shëndetit dhe ngritjes së mirëqënies së qytetarëve të vendit.

Ambasadori Greg Delawie tha se ekonomia e gjelbër është një investim i jashtëzakonshëm për të ardhmen, duke theksuar se samiti i cili u mbajt në Paris kundër ngrohjes globale tregon përkushtimin për një të ardhme më të mirë ambientale për gjeneratat e ardhshme.

Sipas tij kjo mundësi ekonomike është e mirë për Kosovën sepse mundëson ripërtëritjen e investimeve në energji.

Me këtë rast të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, vizituan edhe standet në të cilat prezantuan kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Në këtë panair është prezente edhe MMPH-ja, ku të gjithë qytetarët mund të marrin informacionet e duhura përkitazi me legjislacionin që rregullon fushat e kësaj ministrie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)