24 Prill 2024

Edhe KEK-u, pjesë e aksionit “Të pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 24 maj - Dhjetra punëtorë  të KEK-ut, me makineri të rëndë me sukses kanë pastruar dhe rrafshuar deponinë  ilegale në hyrje të Obiliqit, pranë Universiteti Universum dhe gjithashtu kanë kontribuar në deponin e Mirashit.

Jemi shumë të nderuar që edhe ne patëm mundësinë të jemi pjesë e aksionit të sotëm të 24 majit “Ta Pastrojmë Kosovën”. Aksioni ka nisur në orën 10:00 në deponinë  ilegale në hyrje të Obiliqit, pranë Universitetit  Universum dhe te Deponia në Mirash!

Gjatë inspektimit të punëve  z. Luan Hasanaj, përfaqësues i aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” theksoi; ” Aksionit të sotëm i janë bashkuar shumë qytetarë, pjesëtarë të shoqërive civile, zyrtarë komunalë,  pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe mes tyre edhe shumë punëtorë të KEK-ut me makineri të rëndë të cilët kanë pastruar dhe rrafshuar deponinë ilegale në hyrje të Obiliqit dhe deponinë në Mirash.  Me këtë rast ne falenderojmë  punëtorët pjesëmarrës dhe menaxhmentin e KEK-ut të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij aksioni dhe kanë premtuar se do të  jenë pjesë e të gjitha aksioneve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)