26 Prill 2024

Konkurs kombëtar për “Biznes Plane - Të gjelbërta dhe Inovative”

Prishtinë, 23 maj - Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të pestë hap konkursin kombëtar për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016.

Ky projekt synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë të cilëve i ofron mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit.

Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend.

Kriteret e përzgjedhjes për konkursin “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016 janë projektuar për të nxjerrë në pah idetë, që do të kenë një ndikim të rëndësishëm social, mjedisor dhe ekonomik, të cilat do të mbështeten në burimet vendore dhe do të tregojnë potencial për një zhvillim të qëndrueshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)