27 Prill 2024

Gazprom po përgatitet për një luftë çmimesh në Europë

Moskë, 8 shkurt - Koorporata energjitike ruse Gazprom, ditë më parë deklaroi se në bazë të strategjisë së re të saj synon të organizojë marrëveshje në Europë me modelin e çmimeve elastike.

Në lidhje me këtë temë Profesor në Universitetin e Ekonomisë së Moskës Vitaly Kazakov, tha për gazetarin e AA-së se Gazprom kohët e fundit ka ndjekur një politikë elastike përsa i përket çmimit të gazit.

Duke nënvizuar faktin se në tregun e prodhimit të energjisë në Europë nafta po luan çdo ditë e më shumë më pak rol Kazakov tha: \'\'Për këtë arsye emërtimi dhe vendosja e çmimit të gazit po fiton një pavarsi nga standarti i vendosjes së çmimit të gazit në arenën ndërkombëtare duke u bazuar në standartin e çmimit të dhënë sipas gazit të lëngshëm Henry Hub\'\'.

Kazakov vë në dukje gjithashtu se vendet e OPEC mundohen të mbajnë çmimin nën kontroll duke luajtur me sasinë e eksportuar.
\'\'Por OPEC pasi u përball me humbjen e disa tregjeve u detyrua të lërë këtë strategji çmimesh. Edhe Gazprom tashmë është duke lënë këtë strategji duke ndjkur një politikë të përafërt me atë të të cilën ndjekin vendet e OPEC kohët e fundit.

\'\'Industria e gazit nën presion\'\'

Zëvëndës kryetari i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë së Rusisë Aleksey Grivach, vuri në dukje se fusha e energjisë është nën një presion të madh për shkak të gjendjes së tregjeve globale.

Grivach theksoi gjithashtu se Turqia dhe Europa do të vazhdojnë të jenë një nga tregjet më të rëndësishmë të Rusisë përsa i përket shitjes së gazit. Ai vuri theksin gjithashtu në problemin e trasportit të gazit përmes vendeve të treta për shkak të problemeve gjeopolitike aktuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)