26 Prill 2024

Kërkohen mundësi për rritjen e investimeve për energjinë e pastër

New York, 7 shkurt - Pas arritjes së marrëveshjes së historike për ndryshimet kilmatike nga 196 vende muajin e kaluar në Paris, investitorët, formuluesit e politikave dhe bizneset, kanë filluar të kërkojnë mundësi për rritjen e investimeve për energjinë e pastër; synimi është që marrëveshja të vihet në zbatim, duke realizuar objektivat globale për pakësimin e gazit karbonik.

Në Takimin e Investitorëve për Rreziqet Klimatike, të organizuar nga Kombet e Bashkuara, Ish-kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, i cili po shqyrton mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale, bëri thirrje për veprim. Ai mbajti një fjalim para ekzekutivëve të biznesit dhe investitorëve.
 
Ndërsa Michael Bloomberg shqyrton mundësinë e kandidimit për president, ai vazhdon të përhapë mesazhin e tij për ngrohjen globale. Ish Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut ka një kërkesë të thjeshtë: nxitja e ndryshimit.

“Publiku është i mërzitur me të gjithë ata që thonë: \"nuk po ndodh asgjë\" ndërsa ndodhin vërshime në një zonë kur nuk ka patur më parë. Ka thatësirë atje ku më parë kishte dhe nuk gjen më borë në rezortin e skive…\"- tha Bloomberg.
 
Ai tha se sektori privat dhe qytetet në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim të rëndësishëm, duke mbyllur 200 prej 500 termocentraleve me qymyr që kishte vendi.

Bloomberg po ashtu vlerësoi qeverinë kineze për nismën e kohëve të fundit mbi ndryshimet klimatike, përfshirë mbylljen e katër termocentraleve në Pekin.
 
Duke ju drejtuar investitorëve, Christiana Figueres zyrtare e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, tha se deri në vitin 2030, kapitulli i karburanteve fosile duhet mbyllur.

\"Ka një ndikim tepër të madh në se investoni për karburentet e gabuara, për sistemet e gabuara të energjisë.\"
 
Organizatori i takimit, Ceres—një organizatë jo-fitimprurëse, që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm, shpreson të realizojë atë që e quan \"Sfida e trilionit të pastër\": një investim për energjinë e ripërtëritëshme prej 44 triliardë dollarësh, ose 1 trilion dollarë në vit, nga bizneset dhe investitorët kryesorë të botës.
 
Ish nënpresidenti amerikan Al Gore, i cili mbron idenë e veprimit ndaj ndryshimeve klimatike, ka argumentuar se kosto e energjisë së ripërtëritshme do të bjerë së tepërmi vitet e ardhshme, duke i dhënë vendeve të botës mundësinë për të bërë më tepër për pakësimin e gazeve. \"Komuniteti i investitorëve\", - thotë Gore, \"ka një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e kësaj përpjekjeje. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)