19 Prill 2024

Ngrohja globale, dioksid karboni është në nivelet më të larta

Paris, 1 dhjetor - Viti 2015 ka shënuar edhe rekordin, pasi temperatura mesatare është rritur me 1 gradë celcius. Oqeani i ngrirë i Veriut po shkrin me një shkallë alarmante prej 9% në dekadë dhe trashësia e tij ka rënë me 40% që nga viti 1960.

Po ashtu, shkrirja e shumë akullnajave kanë sjellë një pasojë direkte në ngritjen e nivelit të ujërave.

Matja e fundit e kryer nga NASA në muajin gusht, tregon se niveli i ujërave në vitin 2015 është rritur me 3.24 milimetra.

Po ashtu, habitate në pjesë të ndryshme të globit janë shkatërruar. 2/3 e arinjve polarë dhe  33% e pinguinëve janë zhdukur.

Temperaturat e ngrohta kanë rritur edhe thatësirat. Avullimi i madh, sidomos gjatë stinës së verës dhe vjeshtës, ka përkeqësuar kushtet dhe ka rritur  rrezikun e zjarreve. Afërsisht 100.000 zjarre janë raportuar, 125% mbi mesataren e 10 viteve të fundit.

Shkencëtarët ndërkohë paralajmërojnë se do të rritet edhe shpeshtësia e shirave, duke vënë ne rrezik shumë komunitete për shkak te përmbytjeve. Reshjet vjetore janë rritur mes 5 dhe 10 për qind që nga fillimi i shekullit të 20-të.

Dioksid karboni është në nivelet më të larta, çka tregon se bota po shkon drejt një territori të pazbuluar.

Një ndikim të madh kanë pasur shpyllëzimet, fabrikat, dora e njeriut, përdorimi i shumtë i makinave apo shpërthimet vullkanike të cilët së bashku e kanë çuar nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë 400 ppm.
 
Studimet shkencore tregojnë se përqendrimi i lartë i këtij gazi të dëmshëm rrit ndotjen e smogut në disa zona dhe intensifikon alergjitë dhe asmtën. Numri i të afektuarëve në mbarë botën është rritur gjate dekadës së fundit, duke dhënë efekt të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)