23 Prill 2024

KOSTT kyçet në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale

Bruksel, 1 tetor - Sot në ambientet e organizatës së Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E) në Bruksel, u nënshkrua Marrëveshja për Kyçje të Sistemit Energjetik të Kosovës në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale. Marrëveshja është nënshkruar në mes të KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST) të Kosovës në njërën anë dhe ENTSO-E në anën tjetër e përfaqësuar nga 30 OST të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale.

Pas Marrëveshjeve për Operim (Inter-TSO Agreement) që KOSTT nënshkroi me të gjitha OST-të e shteteve fqinje (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi dhe Maqedoni) në vitin e kaluar, ekspertët e KOSTT në krye me menaxhmentin si dhe në bashkëpunim me grupin punues të ENTSO-E, kanë punuar për krijimin e kushteve teknike për nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje, KOSTT bëhet zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale. Përveç operimit të sistemit si bllok kontrollues do të bëhet edhe menaxhimi komercial i kongjestioneve në linjat interkonektive të Kosovës, alokimi i kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore), do të realizohen të hyrat nga tranziti i energjisë elektrike nëpër rrjetin transmetues të Kosovës si dhe  për humbjet në rrjetin horizontal të transmetimit të energjisë elektrike, çështje të cilat kanë qenë të hapura tashmë disa vite. Përfundimisht ky proces do të rezultojë me përfitim edhe për konsumatorët e energjisë elektrike të Kosovës dhe industrinë e energjisë elektrike si dhe do të ketë edhe obligime që ndërlidhen me sjelljen e sistemit në përputhje me modin e ri të operimit.

Në kuadër të këtij procesi, KOSTT brenda 2 viteve do të vazhdojë të punojë për implementimin e masave teknike për të përmbushur të gjitha standardet teknike të Manualit të Operimit. Manuali i Operimit definon parimet dhe rregullat teknike për operimin e rrjeteve interkonektive të energjisë elektrike në kuadër të ENTSO-E. Pas kësaj periudhe, KOSTT-it i mundësohet nënshkrimi i Marrëveshjes së Përhershme e cila do të pasojë me anëtarësimin e plotë në këtë organizatë ndërkombëtare.

Duke e vlerësuar këtë si moment historik për Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës, ndër të tjera Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Naim Bejtullahu, ka falënderuar ekipin e ekspertëve të KOSTT për përkushtimin e tyre intenziv dhe profesionalizimin e treguar gjatë periudhës përgatitore si dhe ka falënderuar ENTSO-E për vlerësimin e tyre korrekt për gatishmërinë e KOSTT që të nënshkruaj Marrëveshjen për Kyçje si hap i parë zyrtar drejt anëtarësimit përfundimtar në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje, pritet që brenda 2 muajve KOSTT të filloj operimin e pavarur të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike të Kosovës dhe, edhe në baza legale dhe komerciale të operoj Sistemin e Transmisionit të Kosovës sinkron me Sistemin Europian të Transmetimit të energjisë elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)