19 Prill 2024

KEK'u s’ndihet përgjegjës për furnizim të Kosovës me energji

Prishtinë, 31 gusht - KEK përmes një njoftimi për medie rikujton se kjo korporatë që nga maji vitit 2013 ka licence vetëm për prodhim të energjisë elektrike dhe nuk ka asnjë obligim ligjor karshi konsumatorëve për furnizimin e tyre me energji elektrike

Njoftimi thekson se duhet të jemi të vetëdijshëm se për shkak të moshës, proceset e operimeve me stabilimente që ka trashëguar KEK-u janë shume komplekse dhe vështirë të parashikueshme. Ky fakt është i njohur për të gjithë akterët e sektorit , edhe pse falë angazhimit të pashoq, menaxhimit efikas dhe investimeve të qëlluara gjate viteve të kaluara rëniet e paplanifikuara dhe ditët jashtë punës të njësive të KEK-ut për shkak të këtyre rënieve janë përgjysmuar. Për me tepër, KEK informon në kohë reale të licencuarit të afektuar rreth çfarëdo lloj problemi kurdo që ai detektohet.

Si pjesë e proceseve të rregullta operuese, nga data 01 gusht 2015, njësia B1 e Termocentralit Kosova B ishte në remont të rregullt. Nga ajo datë në këtë njësi, pos punëve tjera, është bërë zëvendësimi dhe avancimi i sistemit operues softuerik (DCS), sinkronizimi i së cilit edhe pse mori më tepër kohë se sa ishte planifikuar, ka përfunduar me sukses. Në këtë moment janë duke u finalizuar edhe testimet e fundit në kohë reale duke eliminuar sfidat suksesivisht. Sipas kësaj dinamike, pritet që nesër në mëngjes njësia B1 të futet në punë, me ç ‘rast edhe prodhimi i energjisë elektrike do të jetë sipas planit, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)