24 Prill 2024

KEDS reagon në kohë të shpejtë

Prishtinë, 4 gusht - KEDS ka njoftuar se të reshurat, stuhia, erërat dhe presionet atmosferike që dëmtuan shtëpi dhe objekte të ndryshme, nuk i ndaluan zyrtarët e prishjeve në KEDS që në mënyrë efikase të menaxhojnë me situatën e krijuar edhe në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike.

Të ndihmuar nga ekipe shtesë por edhe nga ekipet e mirëmbajtjes, zyrtarët e prishjes në KEDS kanë treguar rezultate të mrekullueshme kundrejt rregullimit të shumë prishjeve që u shkaktuan nga erërat e forta dhe të reshurat atmosferike.

Në afat të shkurtë kohor, gjendja tanimë është përmirësuar në gjithë vendin. Sipas informatave të ekipeve në terren, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme dhe të pandërprerë deri në orët e vona të natës së kaluar, në kushte jashtëzakonisht të rënda KEDS ka arritur që të rregullojë pothuajse të gjitha prishjet.

\"Varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga prishjet kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar e disa janë rregulluar më shpejtë. Ne falënderojmë të gjithë punëtorët e KEDS në terren për punën e palodhshme si dhe qytetarët e shumtë që kanë lajmëruar prishjet dhe kanë asistuar me qëllim të sanimit të gjendjes në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor\", thuhet në njoftimin e KEDS-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)