29 Mars 2024

Obama pritet që të zbulojë planin e energjisë së pastër

Washington, 3 gusht - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama pritet që të zbulojë atë që ai e quajti “hapin më të madh dhe më të rëndësishëm që është marrë ndonjëherë” në trajtimin e ndryshimit të klimës.

Qëllimi i planit të energjisë së pastër është për të ulur emetimet e gazit nga termocentralet amerikane me rreth një e treta, brenda 15 viteve.

Megjithatë, kundërshtarët në industrinë e energjisë kanë paralajmëruar se do të “luftojnë” kundër këtij plani. “Presidenti Obama ka shpallur ‘luftë mbi qymyr”, burimi i më shumë se një e treta e kërkesave të energjisë në SHBA”, shprehen kundërshtarët.

Plani i rishikuar ka si synim për të ulur emetimet e karbonit nga sektori i energjisë elektrike me 32% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2005.

Obama është shprehur se kufijtë e rinj janë mbështetur nga të dhënat që tregojnë se pa veprim bota u përball me motin ekstrem dhe me probleme shëndetësore.

“Ndryshimi i klimës nuk është një problem për brezat e rinj. Jo më. Administrata ime do të lëshojë versionin përfundimtar të planit të energjisë së pastër të Amerikës, më i madhi hap si dhe më i rëndësishmi që kemi marrë ndonjëherë për të luftuar ndryshimin e klimës”, tha presidenti i SHBA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)