29 Mars 2024

Obama shpërndan fotografinë e termocentralit Kosova B

Uashington, 28 korrik - Fotografia të cilën mediumi “InternationalBusinessTimes” ka përdorur për të ilustruar këtë artikull është ajo e termocentralit Kosova B. Kjo fotografi është bërë nga agjencia Reuters.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpërndarë një artikull i cili flet për gjigantët amerikanë korporativ përfshi “Apple”, “Google”, “Microsoft”, “Berkshire Hathaway” dhe “Goldman Sachs” të cilët thuhet se do të investojnë së paku 127.4 miliardë euro për të tkurrur gjurmët e tyre të karbonit.

Fotografia të cilën mediumi “InternationalBusinessTimes” ka përdorur për të ilustruar këtë artikull është ajo e termocentralit Kosova B. Kjo fotografi është bërë nga agjencia Reuters.

Shefat e 13 korporatave të mëdha amerikane pritet t’i bëjnë publike investimet e tyre në Shtëpinë e Bardhë sot, në prezencë të Sekretarit të Shtetit, John Kerry dhe zyrtarëve më të lartë të administratës.

Kompani tjera në listë janë “Bank of America”, “General Motors”, “Cargill”, “Alcoa”, “Wal-Mart Stores”, “United Parcel Service”, “Coca-Cola” dhe “PepsiCo”.

Fondet e zotuara do të përdoren për të ulur lirimin e gazrave, duke ofruar financim për kompanitë që për fokus kanë ambientin, për të ulur konsumin e ujit dhe për të prodhuar 1,600 megavat të energjisë së re të ripërtërishme, që mjafton për t’iu ofruar energji elektrike pothuajse 1.3 milionë shtëpive. Termocentralet janë burimi më i madh i ndotjes së ajrit në SHBA.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)