20 Prill 2024

Stavileci në Takimin e Komunitetit të Energjisë WB6

Vjenë, 2 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në Takimin Ministror të Traktatit të Komunitetit të Energjisë WB6 që po mbahet në Vjenë të Austrisë me temë Energjia: Lidhja e Sistemeve: Lidhja e Tregjeve, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Takimi drejtohet nga Drejtori i Sekretariatit Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, ndërsa i pranishëm është edhe Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i cili do të flasë për bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe nismat që dalin nga Procesi i Berlinit.

Gjatë këtij takimi janë prezantuar iniciativat regjionale për tregun e energjisë për WB6 dhe benefitet e ndërsjella. Gjithashtu janë diskutuar edhe çështjet me rëndësi si:

- Rritja e sigurisë së furnizimit
- Rritja e Konkurrencës
- Shërbime më të mira për qytetarët
-  Zhvillimin e kapaciteteve energjetike për transmision dhe gjenerim të energjisë elektrike, dhe
- Krijimi i infrastrukturës së njëjtë ligjore me vendet e WB6.

Nga ana e tij, ministri Stavileci duke prezantuar zhvillimet e fundit në Kosovë në këtë sektor, ka bërë të ditur se sa i përket legjislacionit, Kosova është në fazën e finalizimit të pakos së ligjeve të energjisë, e cila brenda viti pritet të kalojë në Kuvend.

Stavileci më tutje ka përmendur projektet konkrete që janë në realizim e sipër siç janë :

-    Linja 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e financuar nga KfW
-    TC Kosova e Re, në fazën e negocimit,
-    Kredia e Bankës Botërore (me vlerë prej 32 milionë $ për EE dhe ER) dhe kredia KfW (7.5 milionë euro- në fazën e nënshkrimit në mes të KfË dhe MF)
-    Nisma për Fondin e EE-së – në nivel studimi të fizibilitetit
-    Caku obligativ i Kosovës për BRE -25%
-    Feed –In tarifat për të gjitha llojet e BRE-ve, etj.

Ndryshe, Takimi Ministror do të dalë me konkluza dhe hapat që duhet të merren në vazhdim në kuadër të obligimeve që dalin nga TKE dhe procesi i Berlinit për WB6.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)