26 Prill 2024

Kosova me çmimin më të lirë të energjisë për amvisni

Bruksel, 29 maj - Zyra për Statistika e Komisionit Evropian “Eurostat” ka publikuar statistikat e fundit për çmimin e energjisë elektrike në Evropë.

Sipas këtyre statistikave del që Kosova ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon në sektorin e amvisërisë. 


Përkundër problemeve të shumta me prodhimin e energjisë elektrike gjatë vitit që po lëmë pas, sipas Eurostat, ZRRE ka arritur që në Kosovë të mbajë çmim të ultë të energjisë elektrike. “Gjatë vitit 2014, pas aksidentit në termocentralin Kosova A në KEK, me qëllim të sigurimit të energjisë elektrike për qytetarë, sasitë e energjisë së importuar janë rritur jashtëzakonisht shumë por çmimi ka vazhduar të jetë i ultë”, thuhet në të dhentat e Eurostat.

Në bazë të statistikave vjetore të publikuara nga Eurostat, Kosova radhitet ndër vendet me çmimin më të ultë të energjisë elektrike në rajon në kategorinë e amvisërisë. Po këto statistika, tregojnë që në baza vjetore, kosovarët paguajnë mesatarisht 5.55 cent për kilovat në orë. E dyta në listë vlerësohet Serbia me 6.1 cent për kilovat në orë deri sa pas Serbisë lista vazhdon me Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinën. Sipas po të njëjtave statistika, Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon duke arritur kështu në 11.6 cent për kilovat në orë. Të dhënat e Eurostat konfirmuan edhe njëherë të dhënat e publikuara nga ERRA (Shoqata Rajonale e Rregullatorëve të Energjisë), që kohë më parë ranguan Kosovën si një ndër vendet me çmim të ulët të energjisë elektrike.

Këto të dhëna mund të konfirmoheshin kohë më parë edhe në uebfaqen zyrtare të shoqatës. Të dhëna të përafërta janë publikuar edhe në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ne Republikën e Kosovës, zyra që edhe përcakton tarifat e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. Sipas ZRRE, shihet qartë se tarifa mesatare e Kosovës është më e ulëta në rajon dhe më gjerë ku arrin në vetëm 5.20 cent për vitin 2014, e përcjell nga Serbia me 5.39 për kilovat në orë, Shqipëria me 6.21 për kilovat në orë, pastaj Maqedonia me 6.76 për kilovat në orë, Mali i Zi me 8.83 për kilovat në orë e kështu me radhë.

Përkundër faktit që Kosova mund të ketë çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Ballkan, gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve të saj shpesh pamundëson ballafaqimin me këto çmime, sidomos në stinën e dimrit kur konsumi është tejet i madh dhe kur aplikohet tarifa e shtrenjtë dimërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)