25 Prill 2024

Fillon punimet forumi botëror për rregullimin e energjisë

Stamboll, 25 maj - Sot në Stamboll fillon punimet forumi i gjashtë Global për Rregullimin e Energjisë, një aktivitet i organizuar nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK).

Forumi i gjashtë Botëror për Rregullimin e Energjisë (Sixth World Forum on Energy Regulation- WFER), do të fillojë sot në Stamboll dhe do të përfundojë më 28 maj.

Agjencia turke e lajmeve AA do të jetë sponsor i këtij evenimenti që mbahet në Stamboll për katër ditë me radhë.

Forumi do të organizohet nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EPDK-EMRA). Bëhet e ditur se fokusi kryesor i këtij forumi do të jetë rregullimi i tregut të energjisë.

Gjithashtu organizatorët bëjnë të ditur se forumi ka për qëllim të zhvillojë një qasje të përbashkët për rregullimin e tregut të energjisë, duke mbledhur së bashku drejtuesit e institucioneve rregullatore dhe përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe përfaqësuesit e vendeve në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)