27 Prill 2024

Agani: Mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së mjedisit

Prishtinë, 29 prill - Në vazhdimësi të përpjekjeve për fuqizimin institucional dhe ligjor, MMPH-ja mbetet e përkushtuar për hartimin e politikave, infrastrukturës ligjore dhe instrumentet mjedisore për plotësimin e objektivave në përmirësimin e qëndrueshëm të cilësisë së mjedisit.

Kështu është shprehur ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në prezantimin e projektit për menaxhimin e hapësirave të kontaminuara të realizuar nga Ndërmarrja Inxhinierike Lidere në Sektorin e Mjedisit Botëror- HPC AG, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Agani deklaroi se ndër çështjet kryesore dhe me ndikim në mjedisin e Kosovës, MMPH-ja ka trajtuar edhe pikat më të ndjeshme mjedisore, përkatësisht ato që tashmë në terminologjinë mjedisore quhet si Hot-Spote mjedisore ose zonat e kontaminuara.

“Deri më tani MMPH-ja ka adresuar problemet kyçe mjedisore, ka përgatitur dokumentet e nevojshme strategjike si dhe është në proces përfundimtar të kompletimit të strategjive sektoriale, shume të nevojshme për zgjidhjen e problemeve mjedisore.\"

\"MMPH-ja nëpërmes Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, gjatë vitit 2010-2011 ka evidentuar 110 ho-tspote (pika te nxehta) dhe 28 zona me  potencial për ndikim më tëmadh në mjedis që paraqesin rrezik për shëndetin publik dhe ka përgatitur një raport përmbledhës tanimë të publikuar”, ka pohuar ministri Agani.

Në këtë studim është konstatuar se zonat e kontaminuara mjedisore janë krijuar kryesisht si rezultat i veprimtarisë industriale të se kaluarës, ku një ndikim të madh kanë pasur edhe aktivitetetet e minierave, dhe trajtohen ne baze te prejardhjes ekonomik.

Në mesin e këtyre zonave të ndjeshme mjedisore janë evidentuar edhe kompleksi industrial Trepça, me minierat e saj dhe me të gjithë infrastrukturën mbështetëse dhe zonën përreth. 

Në këtë studim ndër të tjera është konstatuar se këto lokacione janë burim i ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit. Hapësira të gjera të tokës të kontaminuara me ujëra acidike  dhe me metale të rënda e posaçërisht me Plumb, Zink, Kadmium, Arsen, Mërkur etj.

Agani ka kërkuar ndihmesën e mekanizmave ndërkombëtar për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe për përcaktimin e mekanizmave efikas për menaxhimin e zonave të kontaminuara.

Për më tepër sipas tij, nevojitet të bëhen studime më të detajuara në lidhje me zonat e kontaminuara e sidomos për vlerësimin e kostos financiare për rehabilitimin e tyre.

Mirëpo ai shtoi se përpjekjet e tyre do të orientohen në ndërtimin e politikave të favorshme për ndërtimin e marrëdhënieve të partneritetit në menaxhimin e mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)