20 Prill 2024

Politika qëllimisht e zvarriti projektin "Kosova e Re"

Prishtinë, 27 prill - Heshtja e zyrtarëve të OSHP-së e ka lënë në mister çështjen se a është e ligjshme që Qeveria e Kosovës të negociojë me një ofertues të vetëm për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.

Analistët kanë thënë se nuk është e ligjshme që një investim prej 1 miliard eurosh të bëhet vetëm me një ofertues. Sipas tyre, Kosovës i duhet një tender ndërkombëtar me shumë ofertues për ndërtimin e TC“Kosova e Re”.

Siç dihet, nisma e këtij projekti daton që nga viti 2009, kur në krye të MZHE-së ka qenë ministrja Justina Pula.

Së këndejmi, analistët shprehen se janë në dilemë se a ka logjikë që pas kaq vjetësh t’i jepet ky projekt vetëm një ofertuesi, pasi, sipas tyre, kjo punë ka mundur që të kryhet shumë më herët, për dallim që tash kjo po kryhet me nxitim.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)