29 Mars 2024

Kosova merr përkrahje nga Komisioni Evropian në fushën e Mjedisit

Prishtinë, 24 prill - Në kuadër të pjesëmarrjen në takimin e 24 të EPA Netëork (Rrjeti i kryeshefave të Agjencive të Mjedisit të Evropës), që po mbahet në Riga të Letonisë, kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina, është takuar edhe me Karl Falkenberg, Drejtor i përgjithshme në Drejtorinë e Mjedisit të Komisionit Evropian.

Kryeshefi i AMMK-së, e ka njoftuar atë për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë dhe për punën e institucioneve mjedisore dhe njëherit ka kërkuar mbështetje nga Komisioni Evropian për vazhdimin e përkrahjes së mbrojtjes së mjedisit në Kosovë përmes projekteve konkrete.

Ata kanë biseduar edhe për mundësitë dhe format e bashkë punimit në të ardhmen në mes të institucioneve qendrore mjedisore dhe Drejtorisë së Mjedisit të  Komisionit Evropian.

Në takim përveç aktiviteteve të rrjetit dhe planeve për të ardhmen po diskutohet ndër të tjera edhe për implementimin e politikave të reja mjedisore,  bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe institucionet tjera relevante mjedisore të Evropës, zbatimin e praktikave të mira në ekonominë e gjelbër të Evropës, për kornizën programore evropian për kërkime dhe inovacion Horizon 2020 dhe mundësinë e zbatimit të tij në sektorin e mjedisit, për promovimi i koncepteve të shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve dhe programeve mjedisore të integruara në procesin e licencimit dhe lejedhënies.

Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina, ka realizuar edhe takime tjera me përfaqësues të ndryshëm të Agjencioneve të Mjedisit të Evropës, ku ka diskutuar për mundësitë e  bashkëpunimit në sektorin e mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)