28 Mars 2024

Termokos përmbyll sezonin ngrohës 2014/2015

Prishtinë, 24 prill - Ndonëse, NP “Termokos” SH.A, në fillim të këtij muaji ishte detyruar të ndërpres furnizimin me ngrohje nëpërmes sistemit të kogjenerimit, për shkak të remontit të Bllokut 1 të TC “Kosova B”, ashtu siç edhe kishim paralajmëruar, sapo temperaturat e ajrit janë ulur kemi vazhduar operimin me mazut për disa ditë radhazi.

Ndërkohë, me këtë ulje të temperaturave kanë korresponduar edhe testimet, që janë kryer pas përfundimit të remontit të Bllokut 1.

Por, pas ngritjes së temperaturave të ajrit mbi vendin tonë si dhe për shkak se ligjërisht kemi qenë të obliguar të ofrojmë ngrohje deri më 15 prill, janë krijuar kushtet që NP “Termokos” SH.A ta shpallë të përmbyllur sezonin ngrohës 2014/2015.

Me rastin e përmbylljes së sezonit ngrohës 2014/2015, që është cilësuar si sezoni më i suksesshëm ngrohës, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë gjithë parapaguesit e rregullt të faturave të ngrohjes, njëkohësisht inkurajojmë konsumatorët borxhlinj, që të shlyejnë obligimet që kanë ndaj “Termokos”- it.

Shlyerja e të gjitha obligimeve, që konsumatorët kanë ndaj “Termokos”-it si dhe kyçja me bllokun 2 të TC “Kosova B”, gjë që është në proces, siguron fillimin me kohë të sezonit të ardhshëm ngrohës si dhe ngrohje të mjaftueshme e cilësore për gjithë konsumatorët tanë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)