28 Mars 2024

INDEP organizon aksionin për ndarjen poçave efiçient në Obiliq

Prishtinë, 22 prill - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me komunën e Obiliqit dhe Iniciativa për Ambient dhe Zhvillim Lokal (IAZHL), në kuadër të projektit “Doing more with less” do të realizojë aksionin për ndërrimin e poçave elektrik nga ata të thjeshtë me ata efiçient në njëzet familje të cilat marrin asistencë sociale.  

Projekti “Doing more with less” ka për qëllim që të rris vetëdijesimin për rëndësinë e implementimit të masave për Efiçiencë të Energjisë nga qytetarët e Kosovës.

Në kuadër te këtij projekti janë mbajtur trajnime në katër komuna (Drenas, Fushë Kosovë, Obiliq, dhe Prishtinë) me tri grupe.

Këto trajnime kanë synuar që Efiçienca e Energjisë si dhe zvogëlimi i konsumit të rrymës të bëhen vlera qytetare dhe praktikë në përditshmërinë e qytetarëve. 

Ky projekt është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe mbështet nga UNDP në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)